“Mos ma bëni pis këngën”, kompozitori i “Pyes Lotin” shpërthen ndaj Elsa Lilës dhe Capital T

Aktualitet

Publikuar: 23/12/2022

“Mos ma bëni pis këngën”, kompozitori i “Pyes Lotin” shpërthen ndaj Elsa Lilës dhe Capital T

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, disa artistë performuan këngë të kënduara ndër vite. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj “Pyes Lotin”. Ajo e këndoi në duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social, Facebook, Veizi ka shkruar se ky është një version i shëmtuar. Ai ka kërkuar nga RTSH ta heqin këngën nga çdo platformë.

Reagimi i plotë i kompozitorit:

MOS MA BËNI PIS KËNGËN !

Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime të indinjuar në lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSH-së duke qenë se s’kam patur mundësi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube këngën, më bënë përshtypje (indinjuan) dy gjëra: e para nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të ma bëj “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit .

së dyti :Ti (kushdo)mund të rikëndosh një këngë, por nuk ke asnjë të drejte të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini t’ja u them troç edhe një herë Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një kënge aq te bukur si kënga “Pyes Lotin” . Prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!