Përplasi për vdekje 17 vjeçarin/ Arrestohet ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano

Aktualitet

Publikuar: 22/12/2022

Përplasi për vdekje 17 vjeçarin/ Arrestohet ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme përplasi për vdekje në Llogara të miturin, Elio Hamiti i cili po lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë. 66 vjeçari, Bollano akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.