Nga ushtar i klanit korruptiv të Damian Gjiknurit në pupac i grupeve kriminale në Elbasan. Ky është tranformimi i Gledian Llatjas, kryetar i Bashkisë Elbasan.
Llatja ka nisur karrierën si jurist i Arben Imamit, duke avancuar si i besuari i Gjiknurit në AKBN dhe më pas drejtor kabineti.
Sot ndan paratë e Elbasanit me ushtarin e Talo Çelës, Gentian Sharrën që është arrestuar nga SPAK, me Nazif Bajramin e bazës së kokainës në Xibrakë, klientët e Lalë Qazimit, Vëllezërit Hysa të korrupsionit, Arbër Abazin etj.
Llatja në shërbim të Nazif Bajramit
Nuk i mjaftojnë mbi 50 milionë euro tendera me paracaktim, në konflikt interesi dhe me oferta fituese sa fondi limit, por mashtron edhe me zbatimin e kontratave për punët publike, duke vjedhur në mënyrë të dyfishtë.
Ky është Nazif Bajrami, pronari i vetëm i kompanisë Bajrami N, me nipt: K02727202O, me objekt servis makinash, ndërtim, ushqimore etj.
Pas vitit 2013, Bajrami ka arritur të marrë mbi 50 milionë euro tendra publikë, duke kontrolluar plotësisht bashkitë e qarkut Elbasan, bashkë me Gentin Sharrën, ushtarin e Talo Çelës, i cili ka marrë mbi 10 milionë euro tendera, përmes gruas së tij Olta Sharra.

(Olta Sharra)
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se kompania Bajrami N vjedh fondet publike, duke mashtruar me zbatimin e kontratave, konkretisht me volumin e punimeve. Në disa raporte të KLSH, Nazif Bajrami ekpozohet shpesh në abuzimet e pushtetit vendor me paratë publike. Në vijim do të japim detaje nga vjedhjet për çdo tender.
Qendra e korrupsionit e Nazif Bajramit është Elbasani.
Bashkëshortja e tij, Anduena Bajrami (Prfiti). Anduena Prifti ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan pas vitit 2013, pranë Lalë Qazimit dhe më pas Gledian Llatja.

(Anduena Bajrami)
Gjatë kohës kur gruaja ishte nënkryetare, Nazifi merrte tendera nga bashkia.
Çifti i bënte procedurat në shtëpi, caktonin fondin limit, veten e tyre fitues, dhe shpallja e tenderit ishte vetëm një formalitet. Vështirë të gjendet një skemë më flagrante korrupsioni në sytë e SPAK-ut.
Gledian Llatja është thjeshtë një ushtar Nazif Bajramit, Lalë Qazimit, grupit të dhëndrit të tij, Talo Çelës dhe Gentian Sharrës, i cili natë thyente banesa dhe grabiste njerëz me dhunë nën urdhrat e Talos, ndërsa ditën merrte tendera nga Llatja.
Drogë dhe 45 dosje
Nazif Bajrami është bashkëshorti i Anduena Bajrami, e cila prej vitesh ka qenë nënkryetare në Bashkinë Elbasan, duke i lehtësuar kështu rrugën bashkëshortit të vjedh dhe të pastrojë para.
Vlen të theksojmë se në landifillin në Xibrakë me bazë të kompanisë së Nazifit, më pas është zbuluar një laborator droge.
Vetëm gjatë viteve 2017-2020, në Prokurorinë e Elbasanit, firmat ndërtimit dhe pronar tokash, kanë depozituar 45 kallëzime penale kundër Nazif Bajramit të firmës “Bajrami N. Shpk”, Qazim Sejdinit dhe kryetarit aktual të bashkisë, Gledian Llatja, për falsifikime dokumentesh, fondesh limit, procedurash e favorizim në gara tenderuese.
Nga këto, 3 kallëzime janë pushuar në gjykatë, 27 janë pushuar nga prokuroria, ndërsa 15 kallëzime janë regjistruar, por nuk ka nisur procedimi penal, paçka se kishin prova.
Gjithashtu, në periudhën janar-qershor 2021 8 kallëzime penale janë bërë në periudhën janar-qershor 2021 në SPAK, kundër aferave të Nazif Bajramit me tenderët në Bashkitë Elbasan e Librazhd dhe në entet shëndetësore, arsim, ujësjellësa e rrugë të Qarkut Elbasan.
Nazif Bajrami dhe gruaja e tij Anduena Bajrami (Prifti), qysh prej muajit nëntor 2017, janë me dosje penale ende në proces hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, skeduar për 70 milionë Euro pasuri bankare e fizike, të siguruar nga biznese dhe aktivitete korruptive e kriminale, në bashkëveprim me bandën “Xibraka-Sanxhaktari-Çela”.