Xhuxhi i tenderave aksidentoi një të ri me makinë, e mbylli çështjen me lekë, dyshohet se ishte i dehur

Kronike

Publikuar: 18/12/2022

Xhuxhi i tenderave aksidentoi një të ri me makinë, e mbylli çështjen me lekë, dyshohet se ishte i dehur

Prapaskena mëson se kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i njohur si ‘xhuxhi i tenderave’, ka akisdentuar disa muaj më parë një të ri me makinën e tij luksoze, të tipit Audi.

Xhuxhi i tenderave, i cili komandohet nga Arbër Abazi dhe disa deputetë për të finalizuar pazaret për tenderat me vlerë të madhe, ka goditur me makinën e tij nga pas mjetin, me të cilin udhëtonte i riu me iniciale J. J.

Aksidenti, ku fajtor ishte 100 % Jonaid Myzyri, ka ndodhur në Rrugën e Durrësit në Tiranë, përballë Shpresa AL.

Xhuxhi i tenderave dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit, por nuk përjashtohet as mundësia e konsumimit të lëndë narkotike.

Ngjarja është mbyllur me metoda të paligjshme nga xhuxhi i tenderave, pa u referuar në polici. Sipas burimeve, ndaj të riut, i cili ka pësuar dëmtime fitike, është ushtruar presion nga xhuxhi i tenderave dhe sekserët rreth tij.

Për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë, xhuxhi i tenderave ka paguar edhe para.

Nga ana tjetër, i riu ka dëmtime në pjesën e qafës, duke patur vështirësi për të punuar.