Një luftë e kamufluar ka nisur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka artikuluar mesazhe të forta, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të politikës, për të diktuar në krye të SPAK një prokuror që kontrollohet nga qarqe të caktuara të pushtetit dhe politikës.
Në këto kushte, Yuri Kim u ka bërë thirrje anëtarëve të KLP-së të votojnë të pandikuar.
Edhe opozita ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe Edi Ramës për një plan për të diktuar njeriun e tyre në krye të SPAK.
Nga ana tjetër, Edi Rama tha sot se kreu i ri i SPAK nuk zgjidhet as nga qeveria e as nga ambasada, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që është një organ i ri drejtësisë krejtësisht i pavarur.
Sipas burimeve, pushteti dhe Edi Rama duan që në krye të SPAK të emërohet Edvin Kondili, si garanci për të mos goditur korrupsionin në nivele të larta.
Edvin Kondilli është prokurori që shpëtoi nga arrestimi dhe përgjegjësia penale, Ilir Beqajn, kokën e aferave me koncensionet në shëndetësi.
Kondili e mbajti 3 vite dosjen e Beqajt për aferat me check up-in, sterelizimin dhe hemodializën, me kosto 300 milionë euro, duke e mbyllur në fund.
Kjo është edhe arsyeja se pse politikanë dhe pushtetarë të korruptuar duan Kondilin në krye të SPAK, pasi Kondili i shpëton nga burgu, siç edhe shpëtoi Ilir Beqajn, i perceptuar si politikani më hajdut në Shqipëri, i certifikuar edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese si hajdut i fondeve publike.
Nga ana tjetër, amerikanët dhe BE-ja duan në krye të SPAK, Altin Dumanin, i njohur si një prokuror korrekt dhe që nuk kontrollohet nga politikanët e korruptuar.
Dumani shihet nga SHBA si një mundësi për të futur në burg kokat e korrupsionit, pas zhgënjimit total nga Arben Kraja, një personazh i mefshtë, ushtar i Ilir Metës dhe i ngjashëm me Adriatik Llallën.