“Kemi nisur të shohim rezultate në reformën në drejtësi”, kështu është shprehur ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Gjatë fjalës së saj në Takimin e Nivelit të Lartë “Drejt ekselencës gjyqësore”, Yuri Kim tha se janë vendosur standarde në drejtësinë shqiptare. Ambasadorja beri me dije se brenda 3-mujorit të parë të 2023 Gjykata Kushtetuese do të ketë të gjithë anëtarët.
“Jemi këtu per te festuar arritjet e KLGJ dhe Gjykatës se Larte. E di qe shpesh jeni te lodhur kur them qe reforma ne drejtësi nuk eshte e lehtë e shpejte dhe e persosur, por kemi filluar te shohim rezultatete. Ju duhet te jeni krenar per arritjet, keni filluar te zvogeloni çështjet e prambambretura dhe te zevendesoni tre anëtaret e gjykates se larte. Jemi krenare qe jemi partnere me BE per te gjitha pjeset e reformes se drejtesise. Reforma eshte e rendesishme sepse eshte kërkesë e drejte e popullit shqiptar. Kater vite me pare ne gjykaten e larte ishte vetem nje gjyqtar, sot kemi nje trupe gjyqesore dhe na mungojne vetem 3. Besoj brenda tre mujorit te pare te 2023 gjykata kushetuese do kete anetaret e saj”, tha Yuri Kim.