“Do të kthehen të gjithë”, Sunak prezanton marrëveshjen e arritur me Shqipërinë për të ndaluar emigrantët shqiptar

Aktualitet

Publikuar: 13/12/2022

“Do të kthehen të gjithë”, Sunak prezanton marrëveshjen e arritur me Shqipërinë për të ndaluar emigrantët shqiptar

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka prezantuar planin me 5 pika për të luftuar emigracionin e paligjshëm në vend si dhe marrëveshjen për të ulur numrin e emigrantëve shqiptar në Britani.

Në fjalën e tij Sunak u shpreh se pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria, por që numri i tyre është tepër i lartë dhe i pajustifikuar pasi ajo konsiderohet si një vend i sigurt, pjesë e NATO-s, në pritje të anëtarësimit të saj në BE dhe i stabilizuar nga ana ekonomike.

Sunak tha se dhe vetë kryeminsitri shqiptar Edi Rama e ka pohuar se Shqipëria është vend i sigurt i cili nuk rrezikohet nga lufta dhe ka kërkuar që të gjithë shqiptarët që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në birtani të kthehen në vendin e tyre.

Sunak dhe se një ndër pika që ka dakordësuar me Ramën është dhe ngritja e një force apo zyre policore në aeroportin e Rinasit në Shqipëri.

Sunak tha se njerëzit do të mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova për këtë, jo vetëm një dyshim për këtë. Ai shtoi se kjo dhe ndryshime të tjera duhet të çojnë në shpalljen e pabazë të “shumicës dërrmuese” të pretendimeve nga Shqipëria.

Kryeminsitri britanik tha se dëshiron të sigurojë që të gjithë shqiptarët e mbetur të largohen shpejt duke shtuar se qeveria është gjithashtu e përkushtuar që të nisë fluturimin në Ruandë, për të dërguar azilkërkues atje.