Shembja e hotelit të Fanes, Arian Çani: Këtu nuk jetohet më. Fatos Lubonja: Pyes a duhet të rrëmbejmë armët

Kryesore

Publikuar: 06/12/2022

Shembja e hotelit të Fanes, Arian Çani: Këtu nuk jetohet më. Fatos Lubonja: Pyes a duhet të rrëmbejmë armët

Gazetari Arian Çani dhe analisti Fatos Lubonja duket se e kanë përjetuar dramatikisht shembjen e hotelit pa leje të Irfan Hysenbelliut.

Arian Çani u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të ikin nga Shqipëria.

Shqipëria as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të bëhet, ndaj këshilla ime modeste për ata që na dëgjojnë, sa më shpejt të kenë mundësi të largohen nga ky vend aq më mirë do jetë jeta e tyre. Unë bëj thirrje për largim masiv. Unë jam i bindur, faktet që po shohim mbrapa nesh, duhet të jesh shumë idiot të mos kuptosh se çfarë tmerri na pret përpara. Kjo është fjala ime e fundit“, tha Çani.

Ndërsa Fatos Lubonja, ndryshe nga Çani, ngriti pyetjen nëse duhet me rrëmbyer armët për të luftuar kundër Edi Ramës.

Mbrojtja personale nënkupton marrjen e armëve sipas Kushtetutës amerikane, e jona nuk e ka. Kjo ndodh kur populli ndihet se po i afrohet regjimit. Pyetja është, ku jemi në këtu, a ka ardhur koha të marrin armët apo kemi metoda demokratike?“, tha Lubonja në studion e televizionit të Fanes.