FIFA hap kasafortën, 416 skuadra do të përfitojnë mijëra euro nga lojtarët e tyre…

Botë

Publikuar: 04/12/2022

FIFA hap kasafortën, 416 skuadra do të përfitojnë mijëra euro nga lojtarët e tyre…

FIFA ka zyrtarizuar shpërndarjen e parave që do të përfitojnë klubet, të cilat kanë futbollistë të tyre në finalet e Kupës së Botës. Do të shpërndahen 209 milionë dollarë mes të gjithë atyre klubeve që kanë dhënë lojtarë për Botërorin “Katar 2022”.    416 klube nga 63 shoqata anëtare përfituan të njëjtën shumë edhe pas Kupës së Botës në Rusi.

Për herë të parë, klubet do të mund t’i kërkojnë paratë në mënyrë dixhitale përmes platformës së FIFA Professional Football Landscape dhe do të marrin afërsisht 10.000 dollarë për çdo ditë që lojtari në fjalë qëndron me kombëtaren e tyre gjatë Kupës së Botës dhe ditëve të përgatitjes. Dëmshpërblimi do t’u paguhet të gjitha klubeve në të cilat futbollisti ka luajtur në dy vitet para finaleve në Katar.

Programi i përfitimeve të klubeve është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë partneriteti midis FIFA-s dhe Shoqatës Europiane të Klubeve, e cila u lançua për herë të parë para Kupës së Botës FIFA 2010 dhe u zgjat në 2015 për të mbuluar Kupat e Botës të FIFA 2018 dhe 2022.