Dikur ndanin pasuritë publike bashkë, sot Edi Rama dhe Irfan Hysenbelliu janë kthyer në armiq të përbetuar. Kulmi arriti sot pasi Rama i vuri minat hotelit të Irfanit në Golem, duke i hedhur në erë miliona euro.
Irfan Hysenbelliu reagoi sot në mediat e tij, duke shantazhuar Edi Ramën, për të cilin tha se ka qenë zar i Ilir Metës.
Fania e goditi Ramën në dy pikat më të dobëta, tek bashkëshortja Linda Rama dhe ministërja Belinda Balluku. Sipas Fanes, dy zonjat kanë shkuar tek ai në momente të vështira për të qarë hallet.
“Zonja Balluku e di mirë, sa herë ka ardhur te unë që kishte ndonjë problem për t’i dhënë ndonjë zgjidhje dhe unë jam munduar… Më vjen keq për të shoqen e tij. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur.… T’ia dijë për nder Fatos Nanos se do ishte emigrant më i rëndomtë i Parisit, t’ia dijë për nder. Dhe ai kur debatonte me Fatos Nanon dhe Ilir Metën i rrinte si zar, e keni parë. Ky është fundi i tij. Edi Rama është shumë i zoti për t’i mbyllur problemet“, tha Irfani.
Pas këtyre qëndrimeve të Fanes, ka ardhur reagimi i Ramës.
“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi! Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!
Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median. Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi! Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!Janë deri tani 15 vendime konfiskimi.
Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!“, shkruan Rama.