Skandal në Katar, tifozët shqiptarë nuk lejohen të futen në stadium me simbolet kuqezi

Aktualitet

Publikuar: 02/12/2022

Skandal në Katar, tifozët shqiptarë nuk lejohen të futen në stadium me simbolet kuqezi

Sonte në mbrëmje luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, ajo mes Brazilit dhe Kamerunit dhe Zvicër-Serbi.

Sigurisht, interesi i madh i shqiptarëve është për ndeshjen e dytë, për shkak të ndjenjave patrioke, pasi nga minuta e parë me Zvicrën do të luajnë dhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Përveç interesit për ta parë nga ekrani, ka dhe nga ata që duan ta shikojnë nga shkallët e stadiumit. Por, ka ndodhur një skandal, pasi organizatorët nuk i kanë lejuar të futen në stadium me fanellat kuqezi dhe me shaje të simboleve kombëtare.

Siç shihet në foton e mëposhtme, janë disa tifoza kuqezi që nuk po lejohen të futen në stadium të veshur me ngjyrat kuqezi dhe ju kërkohet nga “security” që të ndërrojnë veshje.

Kujtojmë se në ndeshjen e Serbisë përballë Brazilit, në dhomat e veshjes së lojtarëve ishte dhe një flamur i Serbisë me hartën e Kosovës kus shkruhej: “Kosova është Serbi”.