Në mars 1997, Sali Berisha u betua se kishtë një pasuri prej vetëm 74 m2 banesë e 300 mijë lekë kursime; ndërsa Aleksandër Meksi u përbetua se kishte vetëm 1 banesë 120 m2 dhe 1000 USD kursime, por më pas të dy dolën ‘sheikë’.
Nuk është rastësi, fakti që dy drejtuesit e lartë të pushtetit të firmave piramidale 1992-‘97, Sali Berisha, ish-President dhe Aleksandër Meski, ish-Kryeministër, menjëherë pas rënies nga froni i kanë bërë fëmijët miliarderë nën maskën e biznesve “lavatriçe”.
Në vitin 1997, një popull i tërë, i vjedhur, i rraskapitur deri në palcë, u ngrit në revolta me thirrjet: Duam paratë tona! Në këto revolta mbeten të vrarë më shumë se 4000 shqiptarë…
Madje fëmijët e tyre kanë edhe biznese të njëjtë në fushën e medies, me televizione private; të dy të hapur pas ardhjes së PS në pushtet dhe jo rastësisht, ua ka bekuar dhe inauguruar me intervista ekskluzive “armiku” Edi Rama.
Endri Meksi ka në pronësi televizionin “MCN- Tv”, i cili në Qendrën Kombëtare të Biznesit e në Tatime, deri më 25 nëntor 2020 ka figuruar me emrin tregtar “TEMA TV” e “TVT”, për shkak se ishte me ortak.
Sipas dokumenteve zyrtare, ky televizon figuron i krijuar më 24 nëntor 2014 në masën 80% nga Endri Meksi e 20% me ortak, i cili ia ka dhuruar më 20 maj 2020.
Por Endri Meksi, thotë se kapitali është 17 milionë lekë, megjithëse vlera reale i kalon 3 milionë Euro, përveç ndërtesës luksoze përballë TEG. Informacionet thonë, se pajisjet janë edhe të ish-“TV VEFA” të blera nga “RAI” e të grabitura nga Aleksandër Meksi.
Dhe pas 20 vitesh, shqiptarët marrin vesh se me paratë e tyre, me gjakun e prindërve të tyre, djali i Konpetentit të fajdeve, ish kryeministrit Aleksandër Meksi, ka ngritur një televizion luksoz me emrin MCN…
Ndërsa Shkëlzen Berisha ka në pronësi televizionin “Syri TV”, i cili në Qendrën Kombëtare të Biznesit e Tatime, figuron me emrin “3DS&AF Entertainment” e administrator Gazmir Spahija, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve deri në fund të pushtetit të Saliut më 9 shtator 2013.

Dhe pas 20 vitesh, shqiptarët marrin vesh se me paratë e tyre, me gjakun e prindërve të tyre, djali i Sali Berishës, ish Presidentit famëkeq, ka ngritur një televizion luksoz me emrin Syri.net…
Televizionin “Syri TV”, sy-peshkaqeni i Gërdecit Shkëlzen Berisha e ka maskuar pas OJF-së “Qendra për Informim të Hapur” me administrator Çlirim Peka, i cili figuron dhe si blerës me 180 mijë Euro nga trashëgimtarët e ish-pronarit Donald Shena.
Nëse dihet se ku i kanë gjetur miliardat, hapja e televizioneve nuk është koincidencë dhe as aftësi e Endri Meskit e Shkëlzen Berishës, por skemë e baballarëve të tyre Sali e Aleksandër, që nëpërmjet mediave të bëjnë presion mbi drejtësinë e të ricklojnë fëmijët në politikë.
Përveç faktit që Edi Rama u ka hapur siparin e intervistave politike, këto dy televizione kanë të përbashkët sulmet kundër “armikut” Edi Rama, mbushjen e stafit me ish-shikas dhe pajtimin e “kompetentëve” të piramidave Sali Berisha e Aleksandër Meksi, baballarët zyrtarë të pronarëve Shkëlzen Berisha e Endri Meksi.
NË VIJIM/ Çfarë e lidh Aleksandër Meksin me mafiozin italo-spanjoll Oriano Kazadion në kompaninë e ndërtimit dhe tokave “2M” me qendër në Lugos-Spanjë, të cilën më pas ia kanë menaxhuar djemtë Endri e Redon Meksi, deri sa ia mbathën andej për shkak të sikleteve me drejtësinë./Pamfleti