Shkatërrohet grupi kriminal që kontrollonte 1/3 e tregtisë së drogës në Europë! Arrestime në Dubai, Holandë e Belgjikë

Botë

Publikuar: 28/11/2022

Shkatërrohet grupi kriminal që kontrollonte 1/3 e tregtisë së drogës në Europë! Arrestime në Dubai, Holandë e Belgjikë

Lufta ndaj krimit të organizuar është kthyer në vëmendjen e autoriteteve spanjolle, të cilat në një kuadër kohor nga 8 deri në 19 nëntor kanë kryer dhjetëra operacione të koordinuara në të gjithë Evropën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), duke synuar si qendrën e komandës dhe kontrollit ashtu edhe infrastrukturën logjistike të trafikut të drogës në Evropë.

49 të arrestuar është bilanci i këtyre operacioneve. Të arrestuarit kishin fituar një supër fuqi në trafikimin e drogës duke e njohur veten si ‘super karteli’ që dghe vetë autoritetet e kishin të vështirë të deportonin brenda tij. Ky grup kontronte 1/3 e tregut të kokainës në Europë. Shkalla e importit të kokainës në Evropë nën kontrollin dhe komandën e të dyshuarve ishte masive dhe mbi 30 ton drogë u sekuestruan nga forcat e rendit gjatë hetimeve.

Autoritetet e zbatimit të ligjit pjesëmarrës në këto opoeracione ishin:

Spanjë: Garda Civile (Guardia Civil)

Francë: Policia Kombëtare (Police Nationale – OFAST)

Belgjikë: Policia Gjyqësore Federale e Brukselit (Federale Gerechtelijke Politie Brussel/Police Judiciaire Fédérale de Bruxelles), Policia Gjyqësore Federale Antëerp (Federale Gerechtelijke Politie Antëerpen)

Holandë: Divizioni Kombëtar i Hetimeve Kriminale të Policisë Kombëtare dhe Njësia Policore e Roterdamit (Nationale Politie – Dienst Landelijke Recherche en Eenheid Rotterdam)

Emiratet e Bashkuara Arabe: Ministria e Brendshme, Forca e Policisë së Dubait

Shtetet e Bashkuara: Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës

Të arrestuarit ishin përkatësisht në:

Spanjë: 13 arrestime + 2 objektiva me vlerë të lartë të arrestuar në Dubai.

Francë: 6 arrestime + 2 objektiva me vlera të larta arrestohen në Dubai.

Belgjikë: 10 arrestime.

Holandë: 14 arrestime në 2021.

Dubai: 2 arrestime.

Keto operacioneve janë ndër më të suksesshmit nga agjensitë ligjzbatuese mes vendeve sa i përket goditjes së krimit të organizuar dhe trafik të drogës i shtrirë në disa vende por me treg të përbashkët në Europë. Një marrëveshje e nënshkruar mes Europol dhe minsitrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara ka lejuar që të disa agjentë të Emirateve të Bashkuara Arabe të vendiosën në selinë e Europol dhe të koordinojnë operacionet me homologët e tyre.