Këta janë Ervis Halimi dhe Musa Gudo që dhunuan për vdekje 89-vjeçarin për ta grabitur, i moshuari ndërroi jetë nga goditjet

Kronike

Publikuar: 20/11/2022

Këta janë Ervis Halimi dhe Musa Gudo që dhunuan për vdekje 89-vjeçarin për ta grabitur, i moshuari ndërroi jetë nga goditjet

Këto janë fytyrat e dy grabitësve Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç, të cilët dhunuar për vdekje 89 vjeçarin, Caush Shehaj, për ta grabitur.

Fotot janë publikuar nga gazetari Arsen Rusta. 

(Ervis Halimi)

Asqeri Çela dhe Astrit Çela dy nipat e viktimës kanë dhënë detaje tronditëse sa i përket grabitjes së ndodhur, ku kanë bërë me dije se kjo nuk ishte hera e parë që i afërmi i tyre ishte grabitur. Sipas tyre, i ndjeri është grabitur edhe një herë tjetër ku grabitësit i kanë marrë çiften pasi nuk kanë mundur t’i gjejnë para.

(Musa Gudo)

Të afërmit, zbuluan se i moshuari, Caush Shehaj ishtedhunuar në mënyrë barbare nga dy grabitësit, Evis Halimi dhe Musa Gudo të cilët janë arrestuar nga policia.