Shtohet lista, edhe modelja Erjola Doçi e ‘virgjër’ si Enca, komisarja ‘gjarpër’, Sindi, Kida, Linda Morina, Françeska Jaçe dhe Sofia

Jetë/stil

Publikuar: 14/11/2022

Shtohet lista, edhe modelja Erjola Doçi e ‘virgjër’ si Enca, komisarja ‘gjarpër’, Sindi, Kida, Linda Morina, Françeska Jaçe dhe Sofia

Vajzat e ashtuquajtura VIP që pretendojnë se janë të virgjëra po shtohen me shpejtësi.

Modelja Erjola Doçi, e pyetur nëse është e virgjër, ajo ka ironizuar meshkujt shqiptarë. “Ku e doni të virgjër?”, tha ajo.

Disa ditë më parë, edhe komisarja e policisë Anisa Kosteni tha se ishte e virgjër, por më pas ndryshoi mendje.

Këngëtarja Eranda Libohova hapi zemrën ditët e fundit duke thënë se nuk kishte të dashur, se ndihej lumtu, se ndihej si një virgjëreshë që ia mbath kur nuk ndihet vetvetja. Libohova në fakt nuk tha se ishte një virgjëreshë si Sindi Loci i Për’Puthen, por se ndihej e tillë.

Edhe Sindi Loci, e cila adhuron Putinin, e tejkaloi këtë sfidë vitin e kaluar me një bandill nga Kosova.

Kohës duket se po i reziston vetëm këngëtarja Linda Morina, e cila ndonëse 44 vjeçe, pretendon se është vërtetë e virgjër, ndonëse kjo nuk ka ndonjë rëndësi strategjike për Kosovën dhe Shqipërinë.

Modelja Xheni Brahaj e njohur nga publiku si “Sofia” te emisioni “Zonë e Lirë”, së me përgjigjen e saj ka lënë “gojë hapur” të gjithë publikun. Ajo ka treguar se është e virgjër dhe nuk ka ndërmend që ta humbasë.

Edhe buluroshja Rreze Dautaj ka pretenduar se është e virgjër.

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, pretendon gjithashtu se është e virgjër.

“Po, s’kam pas anjëherë. E di që është e vështirë, por skam pasur asnjëherë. Ju lutem mos më pyesni më”, ka pohuar Kida.

Françeska Jaçe, ndër pyetjet e shumta që ka pranuar nga fansat ishte edhe nëse Jaçe është e virgjër ndersa përgjigja e modeles habitë kur thotë poo, edhe pse për shumë kë do ishte e pabesueshme.

Edhe këngëtarja Enca Haxhia ka pretenduar se është e virgjër, ndërsa pozon nga Dubai.

Erjola Doçi

Modelja Erjola Doçi, gjatë një interviste ka thënë se harxhon 5 mijë euro në muaj.

Ajo tha se vetëm për kremëra për trurin harxhon 2 mijë euro në muaj, mbi 5 mijë euro ne muaj harxhoj. 1 për ushqime, 2 për kremëra dhe të tjera…”, tha Erjola.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se një mashkull ka dashur t’i jepte gjithë pasurinë, vetëm për të kaluar një natë me të.

A ka marrë kërcënime për deklaratat e saj, se “malësorët janë njerëz të trashë”, ajo tha se “me malësorët e mi jam mësuar tashmë”.