“Belinda Balluku na ka fikur dritat që të mos shihet se sa jemi”

Aktualitet

Publikuar: 12/11/2022

“Belinda Balluku na ka fikur dritat që të mos shihet se sa jemi”

Në sheshin përpara Kryeministrisë po zhvillohet protesta kombëtare e opozitës, ndërkohë që dritat përgjatë Bulevardi Dëshmorët e Kombit janë fikur.

Ky fakt u bë i ditur nga organizatorët e protestës së opozitës.

“Balluku dhe Rama ka kanë fikur dritat nga ura drejt Sheshit Skënderbej, se nuk duan që të shihet se sa jemi. Ndizni telefonat. Ndizni dritat!”, tha një prej organizatorëve.

Kjo ishte edhe arsyeja pse bulevardi u ‘ndriçua’ me blicat e celularëve e pjesëmarrësve.