Zbulohet fermë kanabisi në Berat, 100 të arrestuar, mes tyre 80 gra

Aktualitet

Publikuar: 10/11/2022

Zbulohet fermë kanabisi në Berat, 100 të arrestuar, mes tyre 80 gra

100 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra si rezultat i një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Berat.

Mësohet se personat në fjalë janë kapur në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit, në njësinë administrative Kutalli. Gratë që ishin punësuar në fermën e kanabisit janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike.


Ato në momentin e arrestimit kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Gjithashtu mësohet se sera ku ishte mbjellë kanabisi kishte qenë serë domatesh.

Pronari i fermës është Hamit Dyli i cili u shoqërua dhe pritet që të përballet me akuza të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.