“Po flamuri i NATO ça do këtu?” – Ironia e Ramë: Gjinushit i vë faj se na la Saliun

Politikë

Publikuar: 10/11/2022

“Po flamuri i NATO ça do këtu?” – Ironia e Ramë: Gjinushit i vë faj se na la Saliun

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, nga ku ka ironizuar në fjalën e tij praninë në këtë aktivitet të flamurit të NATO-s.

“I vetmi flamur që nuk kuptova këtu është ai i NATO e nuk mund të rrija pa ia thënë dhe organizatorëve se deri dje flamuri i BE mirë, por i NATO çfarë do tek 50 vjetori i kongresit të drejtshkrimit. Se shyqyr Zotit, Akademia ka shpëtuar dhe nga ankthi i madh për të luftuar komunizmin pas vdekjes së komunizmit”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli për rrezikun që i kanoset gjuhës së njehsuar shqipe në Kongresin e Drejtëshkrimit, lidhur dhe me debatet që janë ngritur për shkak se Kongresi është mbajtur nën një regjim absolut.

“Faktikisht mua më vjen të qesh si dashnor i paepur i gjuhës shqipe, se as mund e as dua e as kam pse të qaj kur ndjek këtë debatin fantastik ku Kongresit të Drejtshkrimit i qortohet si mëkat që vë në diskutim e vetë Kongresin fakti që u zhvillua nën patronazhin e një pushteti absolut.

Nëse Kongresit do i çlegjitimohej puna vetëm se u zhvillua në një regjim absolut atëherë duhet të çlegjitimohet puna që nga Kongresi i Manastirit se nën pushtete absoluta janë zhvilluar të gjitha