‘Gruaja e tij është budallaqja më e madhe’, motra e Gjergj Laçit: Nuk u bë nami që nusja nuk shkoi te varrimi i babait

Aktualitet

Publikuar: 10/11/2022

‘Gruaja e tij është budallaqja më e madhe’, motra e Gjergj Laçit: Nuk u bë nami që nusja nuk shkoi te varrimi i babait

Motra e radikalistit fetar, Xherxh (Gjergj) Laçit, mbron sërish vëllain e saj. Në një intervistë për ‘Shqipëria Live’, Rita akuzon gruan e Xherxhit, duke thënë se ajo e ka bërë të gjithë këtë për vëmendje, madje e quan ‘budallaqe’. Po ashtu, gruaja thekson se vëllai i saj ka prona dhe pallate të shumta në Dibër. Ndër të tjera, duke e bërë më skandaloze dëshminë, gruaja e quajtur Rita shton se nuk është bërë nami kur kunata e saj nuk shkoi në varrimin e babait të saj.

“Ai e njeh shumë mirë motrën e vetë. Gruaja është budallja më e madhe që ekziston. Gjergji është i pafajshëm nuk ka bërë asgjë. Gjergji nuk i ka dhunuar thjesht është përkujdesur shumë për ta. Për t’i mbrojtur nga rreziqet, nga COVID, për t’i shpëtuar nga sëmundjet dhe për të mos u ngatërruar me fëmijët. Është kujdesuar shumë për ta. Me 900 diabeti ka qenë Gjergji kur i ka vdekur babai asaj, ndaj nuk e ka lënë të shkoj. Nuk u bë nami se nuk shkoj në varrim, unë i kam dhënë asaj një 5 mijë lekëshe asaj. Ai gënjen moj zemër. Gjergji i ka pallatet rresht në Dibër, ka prona, ka ferma”, tha ajo.

Vëllai i Elena Laçit, gruas së dhunuar dhe ngujuar nga bashkëshorti i saj ka folur ekskluzivisht për “Shqipëria Live”. Ai ka deklaruar se kishte dy vite që nuk fliste me motrën pasi kunati nuk ia lejonte dhe i kërcënonte me thikë. Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk e lejoi gruan të shkonte as në funeralin e babait. Vëllai i të dhunuarës, akuzon kunatin se ishte i alkoolizuar, dhe se kjo situatë u përkeqësua kohët e fundit. Gruaja dhe fëmijët u strehuan në një qendër për personat e dhunuar.

Rita Koca ka kundërshtuar vëllain e gruas së Gjergj Laçit, i cili ndër të tjera ka treguar se gruaja as në funeralin e babait të saj nuk ka shkuar. Koca nuk i ka kursyer ofendimet ndaj kunatës së saj duke e quajtur budallaqe, ndërsa Gjergji ka prona dhe ferma.

“Ai e njeh shumë mirë motrën e vetë. Ajo është budallja më e madhe që ekziston. Gjergji është i pafajshëm nuk ka bërë asgjë. Gjergji nuk i ka dhunuar thjesht është përkujdesur shumë për ta. Për t’i mbrojtur nga rreziqet, nga COVID, për t’i shpëtuar nga sëmundjet dhe për të mos u ngatërruar me fëmijët. Është kujdesuar shumë për ta. Me 900 diabeti ka qenë Gjergji kur i ka vdekur babai asaj, ndaj nuk e ka lënë të shkoj. Nuk u bë nami se nuk shkoj në varrim, unë i kam dhënë asaj një 5 mijë lekëshe asaj. Ai gënjen moj zemër. Gjergji i ka pallatet rresht në dibër, ka prona, ka ferma”, tha Rita Laçi.

Kujtojmë se Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë (datë 6 nëntor) nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen.

Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.