Trifon Murataj nuk ndalet. Tashmë mund të krahasohet me Eskobarin.
Në Portin e Durrësit është kapur sërish një sasi e konsiderueshme kokaine. Sipas burimeve, 31 kg kokainë janë sekuestruar në një kontejneir që vinte nga Ekuadori.
Prapaskena mëson se kokaina është kapur në kontenjerët e kompanisë Zico (Bana King) të trafikantit Trifon Muratajt.
Policia thotë se droga u pikas nga qentë e antidrogës, pas u ushtrua kontroll pas marrjes së informacioneve se mes bananeve kishte lëndë narkotike.
Tashmë Bana King, që vijon të reklamohet nga Ardit Gjebrea, është kthyer në një brand kokaine.
Trifon Murataj komandon trafikun e kokainës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndron për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor, ndërsa një pjesë të ushtarëve i ka në burg prej disa muajsh.
Sa herë i kapet një ngarkesë kokaine, thotë se ia kanë futur fshehurazi.
Bashkëpunim me Ben Qimen
DEA amerikane në Athinë ka njoftuar Policinë e Shtetit në Shqipëri që në vitin 2021 se kompania Trifon Muratajn, Zoco (Bana King) kryen trafik kokaine nga Ekuadori.
Sipas të dhënave të anti-drogës amerikane, Trifon Murataj sjell kokainën kamufkuar me banane, ndërsa Ben Qimja, i njohur si profesori i krimit në Fier, e ruante kokainën.
Tirfob Murataj, i njohur tashmë si bosi i kokainës me banane, është kapur edhe dy herë të tjera me ngarkesa me kokainë në Durrës dhe Vaqarr, ndërsa DEA e ka skeduar për trafik kokaine në Pire.
Megjithatë, Trifon Murataj, edhe pse ka në burg administratorin Marsonuratajn dhe dy shoferë, ka dalë duke filozofuar në arrati dhe justifikuar ngarkesat me kokainë në kontanierët e tij me banae.
Murataj ka thënë se ai është i pastër, por grupet kriminale ia fusin fshehurazi kokainën në kontanierë.