Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi shifra alarmante për rritjen e kërkesës për përdorimin e drogërave të ndryshme në Shqipëri.
Karamuço zbuloi se “në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt. Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile.”
Prapaskena mëson se dyshimet bien mbi Tërmet Peçin e Tepelenës si dhe mbj kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i shpallur ‘non grata’ nga Edi Rama që kur e sfidoi në fillim të vitit 2021, duke refuzuar dorëzimin e mandatit si kryebashkiak, për të kandiduar si deputet.
Sipas burimeve, dyshimet kanë nisur pas një sondazhi sekret, mbi përdorimin e drogës nga zyrtarët vendorë.
Rezultatet e sondazhit do të publikohen pas zgjedhjeve lokale. Mbetet për t’u parë se cili do konfirmohet.
Ndërkaq, sipas Karamuços, deri tani kemi pasur rregulloret institucionale për mos përdorimin e alkoolit, megjithëse alkoli vazhdon që të përdoret nëpër institucionet publike, por tani kemi arritur në një nivel më të lartë, drogërat janë bërë një shqetësim.