Kjo është infermierja Aurona Pelaj që dhunoi me shpulla të moshuarën në qendrën e Pejës

Aktualitet

Publikuar: 02/11/2022

Kjo është infermierja Aurona Pelaj që dhunoi me shpulla të moshuarën në qendrën e Pejës

Mediat Kosovare kanë mësuar emrin e infermieres që ka rrahur një të moshuar në mënyrë ç’njerëzore në Pejë.

Ato bëjnë të ditur se emri i të dyshuarës që shihet në video duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës është Aurona Pelaj.

Ajo është nga fshati Novosellë e Pejës dhe ka disa muaj që punon në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Pelaj është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ajo është shkarkuar menjëherë nga detyra. Një tjetër fakt i rëndë është se shoqet e saj qeshnin kur Aurona dhunonte të moshuarën.