Njihuni me “Jonaid xhuxhin”, milionerin që noton në korrupsionin e tenderave, nga argat i Arbër Abazit dhe zar i Ballukut, lufta me Evis Shurdhën dhe hetimet që po i mbyll një ministër

Aktualitet

Publikuar: 31/10/2022

Njihuni me “Jonaid xhuxhin”, milionerin që noton në korrupsionin e tenderave, nga argat i Arbër Abazit dhe zar i Ballukut, lufta me Evis Shurdhën dhe hetimet që po i mbyll një ministër

Emri i tij është Jonaid Myzyri, por të gjithë e thërrasin me nofkën “xhuxhi” sepse është i gjatë 149 cm, por dhe pse i shkurtër, ai rezulton se ka ndërtuar një rrjet simetrik ku gëlojnë paratë e tenderave dhe rryshfeteve. Prej dy vitesh Jonaid Myzyri drejton Komisionin e Prokurimeve Publike sëbashku me tre anëtarë të tjerë që nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorët e interesave të tij.

Xhuxhi e nisi karrierën e tij si jurist në firmën “ALKO IMPEX” administrator i së cilës është nipi i Sadri Abazit, shtetasi Arbër Abazi.

Në vitet 2013-204 kjo kompani u lidh fort me një deputet të PS-së dhe juristi Jonaid Myzyri në këtë periudhë u njoh me deputetin në fjalë, i cili e promovoi Xhuxhin dhe fillimisht e emëroi në KPP si specialist të thjeshtë.

Në këtë periudhë KPP-ja drejtohej nga Evis Shurdha, e cila ishte vendosur në krye të këtij institucioni nga Ëngjëll Agaçi.

Që në fillim të mandatit të saj Evis Shurdha vendosi ta izolonte Xhuxhin pasi e kapi në disa raste si bashkëpunëtor të disa kompanive të biznesit me të cilat ai ishte lidhur nëpërmjet shoku të tij Arbër Abazi.

Konflikti ndërmjet Shurdhës dhe Xhuxhit agravoi dhe më tej dhe për pasojë xhuxhi u detyrua të jepte dorëheqjen si specialist dhe kaloi për disa kohë si shef i prokurimeve në ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku.

Dhe në këtë pozicion atë e vendosi deputeti i PS-së.

Kur në vitin 2019 nisi të përkeqësohej pozicioni i Evis Shurdhës dhe kur ajo humbi mbështetjen politike, për “xhuxhin” Jonaid Myzyri u shfaq në horizont një mundësi e re, pasi klani kundërshtar i Shurdhës e propozoi atë për t’u rikthyer sëish në KPP, kësaj here si kryetar i saj.

Me ardhjen si kryetar në KPP, Jonaid Myzyri ndërmori disa veprime të shpejta. Ai asgjësoi menjëherë gjithë linjën e specialistëve të Shurdhës, ndërroi shefin e IT dhe vuri në kontroll protokollin.

Miku i tij i ngushtë Arbër Abazi u shndërrua në epiqendrën e punëve të pista të xhuxhit. Arbër Abazi afroi disa juristë dhe kompani private konsulence të cilat bashkë me Xhuxhin vendosën që t’i përdorin si sekserë në kontaktet me biznesin.

Dhe pse prokuroria, SHISH dhe organet ligjzbatuese kanë pasur disa herë informacione për një rrjet sekserësh të kontrolluar nga Jonaid Myzyri, ata e kanë patur të pamundur deri më tani që ta vënë atë para përgjegjësisë për dy arsye.

Arsyeja e parë është mbështetja politike e Xhuxhit dhe ndërhyrja e politikanëve dhe ministrave të fuqishëm në hetime. Rasti më i fundit lidhet me një ndërhyrje të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja për të ndërprerë hetimet ndaj Myzyrit.

Arsyeja tjetër lidhet me koperturën dhe mbrojtjen politike që ka Arbër Abazi, shefi i sekserave e të Jonaid Myzyrit.

Aktualisht Xhuxhi ka nën kontroll fatin e gjithë tenderave të Republikës së Shqipërisë, duke e kthyer KPP-në në një biznes privat. Jonaid Myzyri mban në këmbë këtë biznes privat duke ndjekur dy parime.

Ai plotëson çdo porosi të ministrave të rëndësishëm të qeverisë Rama si Belinda Balluku apo Ulsi Manja.

Pasi u shërben me zell protektorëve të tij politikë duke orientuar tenderat që i kërkojnë ata sipas porosive, Xhuxhi i ka duart e lira që të bëjë si të dojë me tenderat e tjerë për të cilat ska orientime politike.

Këtu hyn në lojë rrjeti i tij i sekserëve i përbërë nga disa juristë dhe kompani konsulence, ku të gjithë këta kontrollohen dhe veprojnë nën urdhrat direkte të Arbër Abazit, mikut të mësuar të Xhuxhit.

I tillë ka qenë dhe vendimi i KPP-së i muajit të fundit për furnizimin me veshmbathje të Komitetit Olimpik Shqiptar. Jonaid Myzyri ka shpallur fitues kompaninë me ofertën më të lartë (afro 1.2 milionë dollarë) e cila ishte një ofertë gati 350 mijë dollarë më e lartë se oferta e ankimuesit.

Myzyri ka orientuar vendimin në favor të ofertës më të lartë pasi ka marrë sinjalin nga rrjeti i sekserëve të tij se kompania në fjalë “ishte përgjigjur sipas rregullave”.

Bashkë me Xhuxhin kanë firmosur dhe anëtarët e tjerë të KPP-së, por këta të fundit duhen parë thjesht si zara të Xhuxhit, pasi realisht ata zbatojnë çdo vendim që u thotë Myzyri dhe votimet në këtë institucion janë përherë anonime.

Logjika ta do që 3 anëtarët e tjerë të cilët Xhuxhi i kontrollon me dorë të hekurt, janë bërë pjesë e skemave të tij korruptive dhe presin kockën dhe thërrimet sa herë firmosin vendimet sipas dëshirës së Xhuxhit. / Prapaskena

Në shkrimin e radhës do lexoni:
Si lidhet Jonaid Myzyri me skandalin e uniformave të policisë.
Si i favorizon KPP-ja kompanitë që dalin fituese në institucionin shtetëror që e drejton e ëma e Jonaid Myzyrit.
Kush janë kompanitë që Myzyri ka lobuar për t’i nxjerrë fituese.