Shefit të krimeve Pashk Syziut i ‘shkrepi çiftja në dorë’ sapo ‘gangsterja’ hyri në zyrën e tij, Marsel Buçi bërtiste nga të rrahurat, Deizi Arapaj qeshte në zyrën e shefit

Aktualitet

Publikuar: 27/10/2022

Shefit të krimeve Pashk Syziut i ‘shkrepi çiftja në dorë’ sapo ‘gangsterja’ hyri në zyrën e tij, Marsel Buçi bërtiste nga të rrahurat, Deizi Arapaj qeshte në zyrën e shefit

Gangsterja e Devollit Deizi Arapi i ka kushtuar shkarkimin e palavdishëm nga detyra shefit të krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu. Shefi i krimeve u përjashtua nga policia pas një hetimi të shpejtë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

Pashk Syziu, sipas hetimit, është impresionuar, emocionuar dhe mbase kompromentuar nga Gangsterja e Devollit Deizi Arapi, një vajzë bukuroshe, e cila ka bërë ‘çorap’ Bilishtin me sherre dhe përplasje, duke tërhequr vëmendjen e mediave.

Ajo ekspozon luksin, format truprore dhe tatuazhet në rrjete sociale, ndërsa në jeton në skamje, në një kasolle. Deizi Arapi kishte bërë një sherr me Marsel Buçin, të cilin e akuzonte se mund t’i kishte djegur makinën.

Mbrëmjen e 22 tetorit janë shoqëruar në komisariat shtetasja Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Dhe kjo natë i ka dhënë fund karrierës së shefit të krimeve Pashk Syziut.

Në momentin që Deizi Arapi ka hyrë në zyrën e tij, shefit të krimeve i ‘ka shkrepur çiftja në dorë’, në kuptim që ka dalë jashtë kornizave ligjore, duke u vënë në shërbim të gangsteres.

Nuk dihet nga pija apo t’i hyrë në zemër Deizit, por shefi i krimeve ka shkuar dhe i ka hyrë në dru në komisarit Marsel Buçin. Pashk Syziu rrihte Marsel Buçin që kishte denoncuar Deizi Arapin për provokim dhune, ndërsa Deizi qeshte në zyrë.

Sipas burimeve, Marsel Buçi bërtiste nga goditjet që i jepte Pashk Syziu, ndërsa Deizi Arapi qeshte në zyrën e Syziut.

Sipas Marsel Buçit sherri ka filluar pasi Arapi e ka provokuar dhe kërcënuar që Buçi ta godiste. Por Buçi shprehet se ai nuk ka reaguar ndaj provokimeve.

Marsel Buçi: Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati”.