Del TIMS-i i Ramës/ Mbi 50 udhëtime charter në dy vite, qindra mijëra euro të shpenzuara

Aktualitet

Publikuar: 27/10/2022

Del TIMS-i i Ramës/ Mbi 50 udhëtime charter në dy vite, qindra mijëra euro të shpenzuara

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë publikuar mbrëmjen e sotme të dhënat e kryeministrit Edi Rama.

Bëhet fjalë për të gjitha fotot e Ramësndër vite, të dhënat e tij personale si atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit.

Po ashtu janë publikuar dhe të gjitha hyrje-daljet në pikën kufitare nga aeroporti i Rinasit, me datën dhe orën e saktë të fluturimeve.

“Zoti kryeministër
A u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës?

A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?” është mesazhi që ata shkruajnë krahas të dhënave të publikuara.