I dënuar me 13 vite burg në Norvegji, i sekuestrohet pasuria me vlerë 400 mijë euro 34-vjeçarit në Shqipëri

Aktualitet

Publikuar: 26/10/2022

I dënuar me 13 vite burg në Norvegji, i sekuestrohet pasuria me vlerë 400 mijë euro 34-vjeçarit në Shqipëri

I dënuar me 13 vite burg në Norvegji, i sekuestrohet pasuria me vlerë 400 mijë euro 34-vjeçarit në Shqipëri

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, ka finalizuar me sukses operacionin për sekuestrimin e pasurisë së 34-vjeçarit Daniele (Oklid) Çela, 34 vjeç.

Ky shtetas është dënuar me 13 vjet burgim, në Norvegji, si autor i trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet në këtë shtet.

Sipas policisë në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme të 34-vjeçarit, me vlerë rreth 400 000 euro, konkretisht janë sekuestruar: një apartament, një biznes (lokal) dhe garazhi i tij, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan dhe një ndërtesë dykatëshe, në Peqin.