Ndërsa policia goditi disa shokë të Talo Çelës në Elbasan, duke u sekuestruar një bazë armësh, Nënkomisarja Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, vijon në botën e saj, e rrethuar nga gjarpërinjtë, një fiksim ky i pazakontë.
Teksa policia ishte në aksion, ku arrestoi Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun, që dyshohet se po përgatisnin një vrasje, policja ‘hot’ vijonte ‘aksionin’ e saj nëpër Evropë.
Gjatë arrestimeve dhe sekustrimin e arsenalitvtë armëve, Kostani shëtiste në Holandë dhe më pas në Belgjikë, ku pozoi edhe brenda një ‘gjarpëri’ gjigand.

Kostani u pezullua disa javë më parë nga Gledis Nanon për gjuhë jo etike dhe sjellje jo normale, por komisarja e rikthye në detyrë, ndërsa Nano u shkarkua si drejtor i Përgjithshëm i Policisë, sigurisht për shkaqe të tjera.
Po a shkon ndonjë ditë në punë Anisa Kostani apo është gjatë gjithë kohës në ‘aksion’?
