Pas deklaratë së kreut të SPAK, Arben Kraja, se disa prokurorë janë kërcënuar, gazetari Poli Hoxha, në lidhje skype me emisionin “Zona Zero” në Top News, u shpreh se Kraja nuk duhet të bëjë viktimën, por duhet të tregojë nëse shantazhuesit po hetohen apo jo.
I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, Hoxha e konsideroi të turpshëm dhe absurd faktin që hetimet nuk janë nisur për aq kohë sa SPAK këtë funksion ka.
“Janë kërcënuar po nuk kanë filluar hetime, merren në mbrojtje, del lajmi që kërcënohet gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme. E del sot kryeprokurori i SPAK, që thotë se ka kërcënime e kështu, por ne do ecim përpara, si parrullë komuniste.
Kryeprokurori u kërcënoka dhe nuk na thotë që është hapur hetim. A po hetohen? Kush janë këta që shantazhojnë? Është politika? Për atë e kemi ngritur SPAK. Nëse shantazhohen nga ata, përse nuk hap hetim, kjo është absurde dhe e turpshme.
Del kreu i SPAK dhe bën viktimën. Por ne e dimë që kur je në atë vend pune, derisa ke rrogat më të larta se ministra e të gjithë, atëherë ne e dimë që për atë punë ke vajtur atje që të përballosh presionin. Është e turpshme që nëse nuk heton ti për veten tënde, po kush do hetojë për ne, për qytetarin e thjeshtë, ti që lëshon një deklaratë të tillë,” tha Hoxha