Deizi bën ‘çorap’ Devollin! Pezullohet shefi i krimeve, dhunoi Marsel Buçin që 27-vjeçarja e akuzon se i dogji makinën! I riu: ‘Gangsterja’ hargalisej me Pashk Syziun kur më rrihte

Aktualitet

Publikuar: 23/10/2022

Deizi bën ‘çorap’ Devollin! Pezullohet shefi i krimeve, dhunoi Marsel Buçin që 27-vjeçarja e akuzon se i dogji makinën! I riu: ‘Gangsterja’ hargalisej me Pashk Syziun kur më rrihte

DEVOLL- Deizi Arapi del sërish në skenë! 27-vjeçarja e njohur si ‘gangsterja’ e Bilisht është vënë në qendër të vëmendjes pas hetimit që kanë nisur autoritetet policore për djegien e makinës së Marsel Buçit në Devoll.

Ka qenë 34-vjeçari Marsel Buçi, i cili ka shkuar në komisariat për të vënë në dijeni shefin e Krimeve, Pashk Syziun se Arapi vijon ta kërcënojë për djegien e Makinës. Në një deklaratë për mediat, Buçi thotë se mbrëmë kishte dalë nga shtëpia të pinte kafe, kur papritur është përballur me Arapin, që sipas tij 27-vjeçarja e ka ofenduar. Buçi tregon se shefi i Krimeve e ka përcjellë nga zyra duke thënë se nuk mund të dënojnë njerëz për ofendim.

Një natë më parë, Buçi është thirrur në komisariat dhe ai tregon se shefi i Krimeve ka ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas Buçit, e pranishme në zyrën e Syziut ka qenë edhe Deizi Arapi, e cila se qeshte gjatë kohës që shefi i Krimeve godiste 34-vjeçarin. Buçi tha se Syziu ishte nën efektin e alkoolit.

“Më kanë thirrur në komisariat dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma. Nga zhurmat erdhi një polic, që më ndihmoi se vetë nuk mundesha t’i shmangesha. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq. Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë, ishte i dehur, vinte era alkool…”, tha Buçi për mediat.

Burime konfirmojë se gjatë marrjes së dëshmisë të shtetasit Buçi, në ambientet e jashtme të komisariatit ditën e djeshme ndodhej dhe Deputeti Bledion Nallbati, i cili është përmendur më herët dhe nga shtetasja Deizi Arapi, për të cilin ajo dyshonte se deputeti në fjalë mund të kishte shtyrë Marsel Buçin t’i digjte mjetin të resë.