Do të ekzekutonin biznesmenin e njohur/ Gjykata vendos për dy të “fortët” në Elbasan

Aktualitet

Publikuar: 22/10/2022

Do të ekzekutonin biznesmenin e njohur/ Gjykata vendos për dy të “fortët” në Elbasan

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Luis Gaxhën dhe Rigers Spahiu. Kujtojmë se dy ditë më parë drejtoria e Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë arritën të parandalojnë ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në qarkun e Elbasanit.

Policia e Elbasanit mori informacion se Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin për të ekzekutuar një biznesmen të njohur në Elbasan.

Mediat shkruanë se për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit. Në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e dy personave të rrezikshëm Luiz Gaxha dhe Rigers Spahiu, policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal të madh armësh.

Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:

4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;

3 pistoleta me silenciatorë;

2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;

Kapsolla detonatore;

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;

4 aparate celulare;

Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.