Laert Kurti është 32-vjeçari që u ndalua për kontroll nga policia në zonën e ‘Don Boskos’ por u largua me vrap.
Pas ndjekjes, ai u shoqërua në komisariat dhe shfaqi probleme shëndetësore ndaj raportohet se humbi jetën te spitali i Traumës.
Vdekja e Learit është tejet e dyshimtë pasi AMP ka deklaruar se i riu ka vdekur në spitalin e Traumës, ndërsa kjo e fundit deklaron se Kurti ka shkuar i vdkeur në spital. Ngjarja pritet të zbardhet vetëm pasi trupi i pajetë i Learit t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Lear Kurti njihet si shok i grupit të Pajtim Serjanit, ky i fundit pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.
Pajtim Serjani është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës.