Sot bojkot kombëtar nga pedagogët, Rama: S’do ketë më rritje pagash deri pas daljes nga dimri! Asnjë Vetting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar

Politikë

Publikuar: 20/10/2022

Sot bojkot kombëtar nga pedagogët, Rama: S’do ketë më rritje pagash deri pas daljes nga dimri! Asnjë Vetting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar

Asnjë vetting s’do bëhet, as është thënë, as është menduar!” Me këtë përgjigje për pedagogët ka nisur ditën e enjte kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Tëitter shkruan se kontrolli i pasurisë që ka paralajmëruar gjatë takimit me rektorët nuk është vetting.

Ndonëse sot është njoftuar se do të ketë bojkot kombëtar për rritjen e pagave, Rama thotë se nuk do të ketë më rritje. Gjithçka do të rishikohet kur të vijë radha pas bonusit të pensionistëve në fundvit dhe daljes nga dimri.

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!” – shkroi Rama në Twitter.