Makina përplas 4-vjeçarin në Elbasan, qytetarët rrahin shoferin dhe i thyejnë me gurë xhamat

Aktualitet

Publikuar: 19/10/2022

Makina përplas 4-vjeçarin në Elbasan, qytetarët rrahin shoferin dhe i thyejnë me gurë xhamat

Një aksident i rëndë automobolistik është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Golf” ka përplasur një fëmijë të moshës 4-vjeçare. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë. Fëmija ka qenë duke kaluar nga një anë në tjetrën në rrugë në momentin që është përplasur nga mjeti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital. Pas aksidentit, mësohet se familjarët e 4 vjeçarit kanë ndaluar drejtuesin e automjeti dhe e kanë godituar. Po ashtu, ata kanë goditur me gurë edhe makinën, duke i thyer xhamat.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.