Hakerët iranianë godasin sërish, zbulojnë të dhënat e sistemit TIMS për ish-kreun e SHISH

Aktualitet

Publikuar: 19/10/2022

Hakerët iranianë godasin sërish, zbulojnë të dhënat e sistemit TIMS për ish-kreun e SHISH

Hakerët iranianë kanë tronditur sërish autoritetet shqiptare, pasi kanë publikuar të dhënat e ish-kreut të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Ky i fundit prej disa muajsh ka lëvizur nga detyra dhe SHISH drejtohet nga nëndrejtori.

Përmes një postimi në rrjetin “Telegram”, ata kanë publikuar të dhënat e marra në TIMS për Bendon. Aty tregohen të gjitha udhëtimet e kryera prej tij jashtë shtetit.

Janë 63 hyrje dhe dalje të Bendos nga kufiri tokësor dhe nga Rinasi. Sipas publikimeve të hakerëve, Bendo ka udhëtuar në Zyrih, Stamboll, Romë, Vjenë, Londër, Mynih, Lubjanë, Athinë, Beograd. Udhëtimet më të shpeshta janë në Vjenë dhe në Romë.