Erion Isaj sherr me një vajzë pasi tentoi t’i merrte të dashurin, kryebashkiaku ngacmoi seksualisht edhe një gazetar të njohur, ja me kë i ndau paratë e bashkisë

Dosje rozë

Publikuar: 15/10/2022

Erion Isaj sherr me një vajzë pasi tentoi t’i merrte të dashurin, kryebashkiaku ngacmoi seksualisht edhe një gazetar të njohur, ja me kë i ndau paratë e bashkisë

Prapaskena sjell detaje të tjera rreth skandalit të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, i cili ngacmon djemtë në chat për favore seksuale. Nga komunikimet e siguruara, Isai kërkon të fusë në shtrat djem të moshave të ndryshme, ndërsa ka përfshirë edhe gruan e tij në pazaret e kësaj natyre.

Për shkak të mesazheve me përmbajtje erotike që u ka nisur disa djemve, kryebashkiaku i Kolonjës është përfshirë në debate dhe sherr me disa vajza në Tiranë, të cilat ishin të dashurat e djemve që ngacmonte Isai.

Fillimisht, kryebashkiaku i Kolonjës ka tentuar ta kalojë me shaka si gaztor që është, por vajzat e kanë paraljmëruar në mënyrë të qartë që të mos u vardisej të dashurve të tyre.

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka tentuar të joshë edhe një gazetar të njohur. Ky i fundit ka mbetur i befasur nga përmbajtja e mesazheve.

Isai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kolonjës në vitin 2019 duke lënë një pagë gati 10 herë më të lartë se sa paga si kryetar bashkie.

Gjatë këtyre viteve, Isai ka ndarë miliona euro, përmes tendera të dyshimtë dhe me flamur të kuq, me Agim Kolën, Gentain Sulën e AgiKons, Ardit Metaliajn, Agron Bulkun, Erjon Kërin, Krenar Dilën dhe sidomos me Adriatik Zeqillarin, që të gjithë personazhe të skeduar për afera me tendera.