Në Partinë Socialiste janë kristalizuar dy klane të fuqishme, të cilët luftojnë për dominancë si dhe për të kontrolluar PS-në pas largimit të Ramës.
Bëhet fjalë për klanin e Belinda Ballukut dhe të Erion Veliajt. Pa dyshim që linja e Veliajt është mē e fuqishme, e organizuar dhe më me ndikim, por edhe Balluku po fuqizohet edhe për shkak të pushtetit që po i jep Edi Rama.
Me afrimin e zgjedhjeve lokale, Balluku ka hedhur tre figura korrupsioni kundër Veliajt. Ata janë ish kreu i Postës Ervin Bushati, kreu i KESH Ergys Verdho dhe kreu i ARRSH Evis Berberi.
Erin Bushati ka dalë në skenë, duke kërkuar që Veliaj të mos kandidojë për një mandat të tretë për Tiranën, ndësa Verdho dhe Berberi, me porosi të Ballukut po sponsorizojnë fushatën në prapaskenë kundër Veliajt me para korrupsioni.
“Bashkia është për të rregulluar jetën e qytetarëve, nuk duhet të politizohet kaq shumë. Duhet këputur ky kordoni umbelikal që lidhet mes bashkisë dhe zyrës së kryeministrisë. Jo kush është kryetar bashkie duhet të ketë ëndrra për t’u bërë kryeministër“, tha Bushati.
Ervin Bushati po sulmon Veliaj duke krijuar përshtypjen se po mbron Ramën, i cili e shkarkoi disa muaj më parë si drejtor të Postës Shqiptare për afera korruptive.
Bushati ka pasur edhe një dosje penale për fshehjen e 8 pasurive të palujtshme, dosje të cilën arriti ta mbyllte me anë të një peokurori KÇK.
Nga ana tjetër, Ergys Verdho dhe Evis Berberi janë përfshirë në një korrupsion të frikshëm me tenderav. Berberi ka arritur deri aty sa që t’u japë tendera kompanive të tij, të cilat i ka kaluar në emër të shokëve.