Vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK nga telefoni, SPAK kërkon 10 vite burg për Bijan Pooladrag

Aktualitet

Publikuar: 12/10/2022

Vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK nga telefoni, SPAK kërkon 10 vite burg për Bijan Pooladrag

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për iranianin Bijan Pooladrag, pasi akuzohet se vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK nga telefoni i tyre. Iraniani Bijan Pooladrag u arrestua në tetor të 2020, i akuzuar për spiunazh të anëtarëve të MEK

Pooladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK, kjo e faktuar sipas organit të akuzës nga materiale e foto që i janë gjetur në celular.

Poolagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike të paautorizuara etj. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz. Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulmin terrorist.