Nuk ka qenë “gangësterja” Deizi , policia zbardh ngjarjen, ja kush i vendosi flakën makinës së Marsel Buçit në Bilisht

Aktualitet

Publikuar: 11/10/2022

Nuk ka qenë “gangësterja” Deizi , policia zbardh ngjarjen, ja kush i vendosi flakën makinës së Marsel Buçit në Bilisht

Një ditë më parë një automjet në qytetin e Bilishtit në pronësi të shtetasit Marsel Buçi u dogj gjatë natës. Në lidhje me këtë ngjarje pati disa të shoqëruar në komisariatin e Devollit, ku mes tyre ishte dhe Deizi Arapi, kjo e fundit dyshohej se dogji automjetin e Buçit në shenjë hakmarreje pasi dy javë më parë mjeti i të resë u përfshi nga flakët.

Së fundmi, policia e Devollit përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një person si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Në njoftim thuhet se Durim Stafa 35 vjeç ka rënë në prangat e policisë, ndërkohë vëllai i tij Resmi Stafa është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Devoll/Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në Bilisht, ku u dogj automjeti i një 34-vjeçari.

Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies, Durim Stafa dhe Resmi Stafa. Mësohet se njëri prej tyre është vënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim autori tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.

Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.