Teksa gjykata e Durrësit ka dhënë burg pa afat për dy vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj, nëpërmjet dëshmisë nxori në dritë një tjetër rrjet kriminal për kryerjen e krimeve me pagesë në Shqipëri.
Për gazetaren e kronikës Anduena Llabani, e ftuar në “MCN”, këtë persona më shumë si autorë, për shkak të panjohurisë së mjaftueshme me botën e krimit, do të shihen më shumë nga Prokuroria si dëshmitarë.
“Dy vëllezërit shihen nga prokuroria deri diku si njerëz amator, janë njerëz shumë të rinj në tregun e kriminalitetit, pothuajse nuk kishin informacion dhe nuk e njihnin fare Rumin, që do ta vrisnin, e kishin parë thjeshte në TV, dhe nuk kishin informacion.
Padyshim që pas arrestimit, atyre ju gjeten armatim, i specifikuar, armë luftarake të llojeve të ndryshme, që do ët thotë se ata ishin përgatitur për të bërë një gjë të tillë, gjithë ai armatim, pra është një buxhet. Por për prokurorinë do të jenë më shumë dëshmitarë sesa si autorë.” tha gazetarja.