Në skenë një femër / Ky është Fatjon Murati që u kap në makinë me Doklen dhe Gentian Reçin, i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt, kishte 2 baza me armë

Kronike

Publikuar: 09/10/2022

Në skenë një femër / Ky është Fatjon Murati që u kap në makinë me Doklen dhe Gentian Reçin, i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt, kishte 2 baza me armë

Ky është Fatjon Murati, person me rekorde të theksuara kriminale, i arrestuar mbrëmë dhe i liruar sot.

Mësohet se momentin e arrestimit, Fatjon Murati ndodhej në makinë me Endrit Doklen dhe Gentian Reçin, nipin e Xhelal Reçit, i vrarë një vit më parë.

Sipas informacioneve, Dokle dhe Murati lëviznin me një makinë të blinduar.

Fatjon Murati edhe Gentian Reçit, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, janë kërkuar të merreshin në oyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij disa muaj më parë.

Nga ana tjetër, Dokle është në pyetje në lidhje me fatin e Vis Martinsjt, pasi Dokle është dhëndër tek Reçët, të cilët janë në konflikt me Martinajt.

Indrit Dokle, i akuzuar për disa krime të rënda, edhe pse para disa vitesh u dënua me burgim të përjetshëm, arriti të bind drerjtësinë për ta liruar.

Nga ana tjetër, Fatjon Murati, 32 vjeç, që ra ne prangat e policisë, ka qenë i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Ai rezulton bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç.

Rreth tre muaj më parë, në Tiranë u kap një bazë armatimesh, që i përkiste Kristian Gjinit. Policia përmes një njoftimi zyrtar raportoi sot se Murati dhe Gjini bashkëpunonin sëbashku.

Kristjan Gjini kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial ‘Fusha’ në kryeqytetet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja.

Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Murati, i cili u arrestua me bujë mbrëmë, u lirua sot.