Është zbardhur dosja hetimore për dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, ku dëshmitë e tyre çuan në zbërthimin e një grupi kriminal prej 21 personash që kryente vrasje, 14 prej tyre u arrestuan, ndërsa 6 të tjerë janë ende në kërkim.
Të arrestuarit janë: Gentjan Beqiraj, Indrit Beqiraj, Flamur Bejko, Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi,Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami. Porositësi i disa prej vrasjeve është Kasander Noga, i cilin ndodhet i arrestuar në Belgjikë.
Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.
Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë dëshmuar se ishin duke udhëtuar me një motorçikletë tip “Piaggio” në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e datës 4 tetor teksa nga pas i afrohet një makinë e zezë dhe i godet nga pas. Ndërkohë që po përpiqeshin që të merrnin veten nga përplasja në tokë, menjëherë në vendin e ngjarjes mbërrojnë një tjetër makinë, tip BMW dhe prej saj dalin katër persona.
Teksa i godisnin me shkelma dhe grushte vëllezërit e shtrirë në tokë, personat në fjalë marrin me forcë në makinë Indrit Beqirajn, ndërsa Gentiani mbeti në mes të asfaltit dhe instiktivisht kapi telefonin duke njoftuar policinë se i kishin rrëmbyer vëllain.
E gjitha skena ka zgjatur rreth gjysmë orë dhe në radio policët që po kërkonin makinën, e cila mund të kishte në bagazh Indrit Beqirajn, njoftohen se ai kishte shkuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit duke bërë një denoncim se e kishin marrë peng.
Të dy vëllezërit shprehen në polici se i kishin njohur pengmarrësit, të cilët sipas tyre ishin persona të afërt me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi i Shijakut”.
Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës.
Siç shprehen prokurorët në dosje, Indrit dhe Gentian Beqiraj kishin marrë një porosi nga Kevin Zeneli dhe Ilirjan Feçi për të vrarë Arben Mërkurin në Sukth dhe Geron Hasanbelliun dhe dy nipërit e tij në Tiranë.
Sipas vëllezërve, porosia për vrasjen e Arben Mërkurit kishte ardhur nga Kevin Zeneli (Suçi), i cili iu kishte dhënë atyre edhe disa armë zjarri për të realizuar qëllimin.
Sa i përket vrasjes së Geron Hasanbelliut dhe nipërve të tij, vëllezërit tregojnë se ajo ishte porosi nga Kasandër Noga në Belgjikë. Madje, në dosje thuhet se vëllezërit kishin nisur vëzhgimin e Hasanbelliut që rrinte në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por e kishin parë si “objektiv të vështirë” dhe prandaj nuk kishini vepruar.
Përballë hezitimit të tyre, kishte vepruar vetë Kevin Suçi që mori porosinë nga Noga duke qëlluar me kallash gabimisht ndaj Erjon Çelës, të cilin e kishte ngatërruar me Geron Hasanbelliun.
“Nga materialet e referuara paraprakisht nga policia gjyqësore rezultoi se; Ky procedim është regjistruar ne fillim për veprën penale te “Hegja e paligjshme e lirisë” duke u plotësuar n vijim edhe me veprat penale të , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, i armeve shpërthyese dhe municioneve” , ” Sigurimi I kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve ” dhe ” Grup i strukturuar kriminal ” «Prodhimi, mbajtja ,blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta ” . te« Prodhimi, dhe shitja e lendeve narkotike ” ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje armeve te gjuetise apo sportive “te parashikuar nga nenet 110/2; 278/1, 80, 333/a, 283, 280 dhe 279 te Kodit Penal. Konkretisht; Nga policia gjyqësore jemi informuar verbalisht se ne datën 02.10.2022, rreth orës 12.00, se n° rrugën interurbane Durres – Tirane, ka ndodhur një ngjarje kriminale. Shtetasit Gentjan Beqiraj drejtues motoçikletë Piaggio me targa AI 724 dhe pasagjer i vëllai i tij shtetasi Indrit Beqiraj te dy banues ne lagien nr. 10 Durrës, janë goditur ne lëvizje nga një mjet me ngjyrë te zeze me targa 117 i paidentifikuara qarte.
Ne vendngjarje është afruar edhe një mjet tjetër dhe personat kanë dale nga mjetet. Personat që ndodheshin ne këto mjete kane nisur te dhunojnë shtetasit Gentjan dhe Indrit Beqiraj. Ne vijim këta persona kanë mare me dhunë ne njërin nga mjetet, shtetasin Indrit Beqiraj dhe te tre telefonat e tyre personale. Shtetasi Indrit Beqiraj ka numër telefonik 0684089*** dhe 0683055***, ndërsa shtetasi Gentjan Beqiraj me numer telefoni 0684089***. Menjëherë pas ngjarjes shtetasi Gentjan Beqiraj ka njoftuar policinë e shtetit të cilët kanë nisur nga veprimet e para në vendngjarje.
Ne vijim pas rreth një giysëm ore u mor njoftimi qe shtetasi Indrit Beqiri, ishte lënë i lire dhe u paraqit ne Drejtorine Vendore te policisë Durrës, ku ne vijim te veprimeve hetimore, ai ka deklaruar ngjarjen e ndodhur duke te krijuar dyshime se autore te ngjarjes jane persona posedues ose Iidhje shoqërore te shtetasit Aleksander Laho, administrator I lokalit Tratoria ne Sukth Durres, si dhe deklaron me vete përgjegjësi dhe faktin qe de ai ne bashkëpunim me shtetasit Gentian Beqiraj, Ilirjan Feci, Kevin Zeneli(Suçi), duke bashkepunuar me njeri tjetrin, te nxitur kundrejt pagesës nga shtetasi Kasander Noga, e mes pas dhe nga shtetasi Flamur Bejko, te nxitur kane dashur te vrasin me arme zjarri shtetasit Geron Hasanbelliu banues ne Fier si dhe nipat e tij; si dhe shtetasin Arben Merkuri, banues ne Sukth Durres, ku për kryerjen e këtyre vrasjeve nga shtetasit Ilirian Feci e Kevin Zeneli ju jane dhene arme zjarri pistoleta te llojeve te ndryshme, katër cope, si dhe një autoveturë benz me targa te huaja e kane marrë një banese me qera ne Tirane.
Po ashtu kane marre dhe një arme automatik tip kallashnikov e fishekë nga shtetasi Armando Daka, banues ne Plazh Durres, si dhe te shtyrë nga Flamur Bejko kane blere një arme pistolete nga shtetasi Armando Lama dhe kane siguruar dhe lende plasese dinamit te blera nga shtetasi Idajet Hoxha banues ne Bulqize, me te cilin do te demonin apo shkaterronin pronën e disa djemve qe kishin konfllikt me Flamurin. Deklaron se armët pistolete te blera ja ka shitur shtetasve Gentian Sheshi, banues ne lagjen nr.6 Durrës; shtetasit Amando Lama, banus ne lagien nr.17 Durres, dhe Altin Celama banues ne Tirane, ku nga ky shtetas ka marre dhe dy arme Glok te cilat ja ka shitur shtetasve shtetasit Albano Hajdari, banues ne lagjen nr. 10 Durres, shtetasit Kujtim Deliallisi, banues ne Shijak Durrës.
Nga policia është vijuar me kontrollin e banesave ku ne banesen e shhtetasit Indrit e Gentian Begiraj është gjetur një arme automatik kallashnikov si dhe fisheke e lende plasese. Provat e gjetura gate kontrolleve te banesave jane sekuestruar e marre ne cilësinë e provës.
Nga hetimet është konstatuar se autoret e heqjes se paligjshme te lirise se shtetasit Indrit Beqiraj, janë ndihmuar dhe nga nje automjet tjetër ne pronësi te shtetasit Fatjon Myrto, si dhe është arritur te gjendet i braktisur mjeti i dyshuar i autoreve tip BME I cili rezulton ne pronesi te shtetasit Agron Bedolli.
Nga kontrollet e banesave te shtetasve Alban Hajdari de Blerim Elezi janë gjetur sende te paligjshme si arme gjahu e doreze metalike grushti, shkop gome, e lende narkotike qe ju përkisnin shtetasve Fatjon Hajdari de Blerim Elezi. INga policia është proceduar me arrestimin ne flagrancë te shtetasve Është bere sekuestrimi i sendeve te kunderligishme si dhe vijohet me veprime te tjera dinamike si pyetje personash, kontrolle ne banesa, ne subject etj.
Veprimet e mësipërme kryera nga ky shtetas përmbajnë elementet e figures vepres penale te “Trafikimi I narkotikeve, ne bashkëpunim ” parashikuar nga neni 283.a.2 I K Penal”, shkruhet në dosje.