Bosi i prostitucionit Albert Topuzi bleu prokuroren Elina Kombi, i mbylli dosjen, hetimi u rihap nga prokurori Artur Ismailukaj

Aktualitet

Publikuar: 06/10/2022

Bosi i prostitucionit Albert Topuzi bleu prokuroren  Elina Kombi, i mbylli dosjen, hetimi u rihap nga prokurori Artur Ismailukaj

Ky që shikoni në foton është 46-vjecari Albert Topuzit, të cilit iu sekuestrua 3.5 milionë pasuri, që dyshohet se u përfitua nga trafiku i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit.

Në sekuestro janë vënë një ndërtesë 3-katëshe, një ndërtesë 2-katëshe, 3 apartamente, disa automjete, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një biznes për prodhimin e betonit.

Të gjitha këto pasuri i përkisnin 46-vjeçarit, i arrestuar në Itali për “shfrytëzim prostitucioni”.

Dyshohet se pasuritë ai i kishte vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe ndaj tij është ngritur akuza e pastrimit të parave.

Topuzi i ka shpëtuar një herë hetimit bashkë me vëllezërit.

Hetimet për këtë vepër penale dhe pastrim parash u kryen nga prokurorja e shkarkuar nga vettingu, Elina Kombi. Kjo e fundit vendosi pushimin e hetimeve me argumentin se nuk kishte konstatuar elemente të veprës penale.

Ka dyshime se bosi i prostitucionit të ketë blerë prokuroren Elina Kombi, e cila jo rastësisht është shkarkuar nga Vetingu si e korruptuar.

Në shumë raste paratë nuk i lejojnë hetuesit të shikojnë veprat penale dhe pasuritë e krijuara me para të pista.

Hetimi u rihap kryesisht në Elbasan nga prokurori Artur Ismailukaj në 2018, gjë e cila çoi edhe në sekuestrimin e pasurive mes të cilave 5 automjete, një lokal në rrugën “Visarion Xhuvani”, 3 apartamente po në atë lagje në të njëjtin kat, vilë 4 katëshe, sipërfaqe toke etj.

Albert dhe Gent Topuzi kanë jetuar dhe punuar kryesisht në vendet e Bashkimit Europian. Alberti është dënuar për prostitucion në itali ndërsa në të njëjtën kohë nisi hetim edhe për drogë, por që për këtë të fundit hetimi pushoi për mosgjetje të veprës penale.

46-vjeçari aktualisht ndodhet në Antwerp të Belgjikës por vuan nga një sëmundje e rëndë. Një pjesë të aktivitetit kriminal e ka kryer sidomos në këtë qytet që njihet të edhe si një ndër “kryeqytetet e kokainës” në Europë.