Vëllezërit Beqiraj killera me pagesë, 50-150 mijë euro për një vrasje, po planifikonim ekzekutimin e Rrumit të Shijakut, del në skenë famëkeqi  Kasandër Noga

Kronike

Publikuar: 04/10/2022

Vëllezërit Beqiraj killera me pagesë, 50-150 mijë euro për një vrasje, po planifikonim ekzekutimin e Rrumit të Shijakut, del në skenë famëkeqi  Kasandër Noga

Përplasja e djeshme mes grupeve në krimit në autostradën Tiranë-Durrës, ka çuar policinë në goditjen e një grupi kriminal në Durrës, me të cilëve vrasje me pagesë dhe trafikantë droge.

Indrit dhe Gentian Beqiraj u rrahën dje nga njerëzit e Rrumit të Shijakut, mes të cilëve edhe Agron Bejdolli.

Policia i arrestoi dhe gjatë marrjes në pyetje ata kanë rrëfyer krime të tmerrshme dhe plane për atentate.

Indrit dhe Gentian Beqiraj, të arrestuar më parë për kokainë dhe armë, kryenin vrasje me pagesë me 50 deri në 150 mijë euro për vrasje.

Ata ishin kontraktuar nga killeri famëkeq Kasandër Noga për të kryer disa atentate në Tiranë dhe Durrës, përfshirë edhe masakrën e Don Boskos.

Ata kishin marrë porosi për të eliminuar Rrumin e Shijakut, i njohur me emrat Landi Muharremi, Pëllumb Muharremi dhe Aleksandër Laho.

Me të marrë sinjalin së Aleksandër Laho duhej eleminuar, të dy vëllezërit kishin nisur ta vrojtonin për ta ekzekutuar. Disa netë më parë ata u përplasën me shoferin e tij, Agron Bejdollin, i cili mori peng për pak orë Indritin. Po ashtu, të dy vëllezërit kanë treguar se pjesë e atentatorëve edhe Ilirjan Feçi, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Pëllumb Muharremi i njohur me pseudonimin “Rrumi” i Shijakut ishte planifikuar që të vritej. Kështu deklaruan dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj.

Mesa duket janë pikasur nga njerëzit e tij, mes tyre edhe Agron Bejdolli, i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente, dhe janë konfliktuar. Për pengmarrjen në Durrës është vënë një person në pranga ndërsa në kërkim janë shpallur Agron Bejdolli, Rrumi i Shijakut dhe Dritan Ferra.

Por kush është i forti i Shijakut?

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, pjesa më e madhe e të cilave nuk i është provuar, “Rrumi”, ishte mik i prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Ai mbeti i plagosur me një plumb në nofull, gjatë atentatit kundër prokurorit disa vite më parë. Njihet si “i forti” i Shijakut, por “bëmat” e tij duket se kanë një rreze më të gjerë se brenda hapësirës së 4 rrugëve të vendlindjes së tij.

Të gjithë e thërrasin me pseudonimin “Rrumi”, ndërsa policia thotë se ai e ka ndryshuar emrin të paktën dy herë. Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho.

Më 14 shtator të vitit 2016, Policia e Tiranës shoqëroi 3 persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikano-libanez, Fadi Mitri, në rrugën e Rinasit. Të dyshuarit ishin të tre nga Shijaku dhe sipas burimeve nga grupi hetimor në atë kohë u dyshuan se mund të ishin paguar ose porositur nga persona të tjerë për të dhunuar e kërcënuar investitorin e huaj.

Në atë kohë se tre personat e shoqëruar në lidhje me ngjarjen e datës 10 shtator 2016 ishin: Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Landi Muharremi u hetua edhe për rrahjen e një avokati, ngjarje për të cilën po ashtu nuk u arrestua asnjëherë.