Vllaznia e femrave ka arritur të kalojë në grupet e Champions League. Një sukses historik për Shqipërinë dhe Shkodrën.
Pak më parë u zbardh edhe shorti i grupeve të Champions League. Vllaznia ndodhet në grupin A të ferrit bashkë me PSG, Real Madrid dhe Chelsea.
Grupet janë këto:
Grupi A: Çelsi, PSG, Real Madrid, Vllaznia.
Grupi B: Volfsburg, Sllavia e Pragës, St. Polten, Roma.
Grupi C: Olimpik Lion, Arsenal, Juventus, Zyrih
Grupi D: Barcelona, Bajern Mynih, Rozengard, Benfika.