Thirret në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2022

Thirret në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është thirrur paraditen e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Nuk dihen arsyet e thirrjes së saj në strukturën anti-korrupsion. Qato ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj.

Kujtojmë se në SPAK ka një padi ndaj Sonila Qatos nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Padia është me akuzën se është skualifikuar padrejtësisht në tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë një kompani duke i kushtuar shtetit miliona lekë dëm.

Auditimi në ARRSH nga KLSH-ja është bërë për periudhën e veprimtarisë nga data  01.01.2017 deri në datën 31.07.2019, por për cfarë e ka paditur institucioni i kontrollit financiar Qaton? KLSH-ja thotë se “çështja që kemi kërkuar një hetim të thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, Loti 7,  me fondin limit 2,332,573,946  lekë, të zhvilluar në korrik  2019″. Pra KLSH-ja akuzon Qaton për shkelje ligjore për tenderin e tunelit të Kardhiqit.