Digjet një farmaci në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2022

Digjet një farmaci në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

Një farmaci është djegur gjatë natës në bulevardin Vlorë-Skelë, rreth orën 02:30 e natës. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, mirëpo shkaqet nuk dihen ende.

Ndërkohë, dyshimet e para janë që i kanë hedhur lëndë djegëse. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.