Edi Rama theu më në fund heshtjen për kullën gango në mes të Tiranës, me 7 kate pa leje.
Rama tha se pronari i kishte kaluar tashmë shtetit 4646 m2 që kishte ndërtuar pa leje.
Rama u shpreh gjithashtu se nuk ishte i pafytyrë si politikanët e tjerë, ndërsa akuzoi prokurorinë se pse nuk kishte vepruar përballë krimit në qendër të Tiranës, pasi IKMT e kishte kallëzuar penalisht kompaninë që në korrik 2022.
Por e vërteta është më e thellë. Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me disa kate ndërtim pa leje, por me një histori pastrimi parash dhe korrupsioni.
Kullën e nisi fillimisht Artan Dulaku, ku më pas ia shiti Armand Lilos nga Pogradeci, kushëri i gruas së Fatmir Xhafajt.
Për të mbuluar gjurmët, Lilo ka futur në lojë një femër misterioze me emrin Xhensila Pupa dhe tre kompani pastrimi parash të pista, si Iideal Construction (L31713001S), themeluar në vitin 2018 me kapital 100 mijë lekë, Armaar Group (M01517007J) themeluar në vitin 2020 me kapital 3 milionë lekë, si dhe Arlis Ndërtim (K82116012N) themeluar në vitin 2008 me kapital 100 mijë lekë.
Siç edhe duket, të tre kompanitë janë hapur pa kapital, dy nga të cilat vitet e findit, duke ngritur dyshime se janë përdorur për pastrimin e parave të pista në ndërtim, sektor i indentifikuar edhe nga partenerët ndërkombëtar si sektori kryesor i pastrimit të parave.
Si administrator të Iideal Construction dhe Arlis Ndërtim, Lilo, i njohur si kunat i Fatmir Xhafajt, ka caktuar Ferzilet Hajdëri, një personazh anonim, por që mund ta mbajë burgun.
Tek kompania e fundit Armaar Group, që administron aktualisht kullë gango (Syri i Tiranës), Lilo ka caktuar si administratore Xhensila Pupën.
Pyetja më e rëndësishme në këtë histori është:
Ku i mori paratë Armand Lilo për t’i blerë kullën Tan Dulakut, me kredi, hua, ndarje dividenti apo para trafiqesh?
Cili prokuror ka dosjen e Lilos dhe pse nuk arreston trafikantin Lilo bashkë me Ferzilet Hajdëri?
Sa lekë ka marrë nga trafikanti për të bllokuar dosjen?
Kjo është përgjigja që duhet të japë SPAK.
Dhurimi nga Lilo i 4.6 mijë m2 ndërtim pa leje tek shteti, është thjeshtë një bakshish në raport me paratë e dyshuara që janë pastruar duke u investuar në pallatin gango.
Kush është Armand Lilo
Armand Lilo nga Pogradeci, pronar i kompanisē Arlis Ndërtim, është kushëriri i bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai njihet si kunat i Fatmir Xhafajt. Lilo i ka nërtuar disa vila Xhafajt, ndërsa Xhafaj e ka mbrojtur nga veprimi i ligjit.
Madje në momentin që filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-Uzinës, mbi lulishten 15 mijë metra katror, lejen e siguroi pikërisht nga dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili mban postin e Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë Tiranë.
Armand Lilo rezulton i përfshirë me ish-Ministrin tjetër të Brendshëm Saimir Tahiri. Në makinën e Lilos, Range Rover, me targa AA 718 OS, të cilin e përdorte Orest Sota, policia gjeti dy patenta skafi të Tahirit dhe 863 mijë euro. Kjo ndodhi kur ish-Ministri po akuzohej për trafik ndërkombëtar droge.
Në vitin 2013, Armand Lilo u përfshi edhe në një konflikt pronësie në zonën e Yzberishtit. Sipas medias, bashkë me Ervis Nakjen, ai rrahu pronarin e truallit ku po ndërtonte një pallat dhe i plagosi atij të birin.
Një raport i shërbimeve sekrete e ka skeduar Lilon për probleme të rënda ligjore. Madje Lilo ‘mori në qafë’ edhe anëtarin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin, për shkak të kontakteve që Muçi kishte me Lilon, i cili konsideroj person i skeduar dhe me probleme ligjore.