Tritan Shehu: Jozefina Topalli mund të ishte një Giorgia Meloni

Politikë

Publikuar: 27/09/2022

Tritan Shehu: Jozefina Topalli mund të ishte një Giorgia Meloni

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli mund të ishte një Giorgia Meloni në politikën shqiptare.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Shehu u shpreh se Partia Demokratike pati në udhëheqje figura dhe mosha të rea, por sërish dështoi.

Sipas tij, në politikë nuk është e rëndësishme vetëm mosha, por edhe energjitë dhe idetë.

“Duhet të jem shumë i sinqertë, padyshim që Partia Demokratike kaloi një moment të vështirë. Ka rikuperuar shumë, përsëri ka vështirësitë e saj, veçanërisht në nivelin e disa deputetëve. Ne bëmë një trajektore me figura dhe mosha më të reja, dështuam.

Jozefina Topalli mund të ishte, nuk qëlloi të ishte, por aktiviteti politik është i gjatë, nuk është se mbaron me kaq, as për Jozefinën, as për njeri tjetër. Rëndësi ka në disa momente, jo vetëm mosha, por energjitë dhe idetë.