Ish faturinoja i autobusit i kthyer në oligark Pëllumb Salillari, rezulton i përfshirë në transaksione korruptive me treshen e inceneratorëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, duke pastruar para korrupsioni dhe ndoshta trafiqesh.
Salillari, i denoncuar për tendera korruptivë me vlerë dhjetëra milionë euro, mashtrim me zbatimin e kontratave pyblike, ndërtime pa leje në Tiranë, korruptim të funksionarëve publikë dhe njerëzve të drejtësisë, falsifikime, pastrim parash dhe shkatërrim të zonave të mbrojtura, është pjesë historisë së inceneratorëve.
Skandali konsiston në faktin se SPAK nuk i ka hetuar këto transaksione, por është fokusuar vetëm tek kompanitë sipas porosisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çift me 6 dosje penale në SPAK për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie etj.
Salillari dyshohet se u ka kaluar qindra mijëra euro Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës, që të mos përmendin rolin e tij në historinë e inceneratorëve, rol për të cilin do të japim detaje në vijim.
Salillari besohet se ka hedhur 1 milionë euro për të kthyer mbrapash urdhrin e SPAK për ta arrestuar në 25 dhjetor 2021, për dosjen Sineci, nga të cilat 300 mijë euro i ka marrë një prokuror.
Salillari është kallëzuar formalisht penalisht pasi ka ndërtuar një shtesë pa leje në pallatin me spërfaqe 1200 m2 në Tiranë, ndërsa merr çdo javë tendera korruptivë me vlerë miliona euro.
Themi formalisht, pasi Edi Rama ka ndërmarrë dy nisma ligjore për ta amnistuar bashkë me oligarkët e tjerë.
Së pari, Rama ka miratuar një vendim, i cili parashikon që Salillari ta blejë pesën pa leje me çmim referance, 5 herë më lirë se sa çmimi i tregut, duke evituar shembjen.
Së dyti, Edi Rama, ka përgatitur një amnisti penale, për të mbyllur të gjitha dosjet penale për ndërtime pa leje nga oligarkët. Besohet se nisma mafioze është financuar nga oligarkët.
Nga ana tjetër, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, sapo i ka dhënë një tender korruptiv dhe me paracaktim Salillarit me vlerë 5 miliardë lekë, nga të cilat do të ndahen mbi 3 miliardë lekë.
Bëhet fjalë për fasada dhe ndërhyrje sipërfaqësore në ura, kala, pazare dhe qendra me potenacial historik. Praktikisht, Salillari nuk do të bëjë asgjë, por do të ndahen paratë. Tenderi ēshtē i paragjykuar që nga njeriu që e ka firmosur, Fritan Agolli, një nga drejtorët më të lakuar për afera me tenderat në Shqipëri.