Andi Bushati: Na duhen trazira si zgjidhje për të ardhur në pushtet Berisha dhe Meta

Analizë

Publikuar: 26/09/2022

Andi Bushati: Na duhen trazira si zgjidhje për të ardhur në pushtet Berisha dhe Meta

Analist Andi Bushati thotë se e vetmja mënyrë që të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme është destabilizimi, që nënkupton dhunë, anarki dhe trazira për të ardhur në pushtet opozita e Berishës dhe Metës.

Në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Bushati u shpreh se problemi kryesor nuk është gjendja e PD, por regjimi i instaluar që sipas tij në çdo rast do t’i blejë ose do t’i vjedhë zgjedhjet.

Jam i bindur sot se PD e Berishës nëse shkon me kandidatët më të mirë, me programin më të mirë do qajë si PD e Bashës, se do ua blejnë dhe vjedhin votat.

E kotë të ushqesh iluzion demokratik në një regjim që SPAK e përdor si do vetë, mediat i ka blerë. Merr programin më të mirë dhe përdore si letër higjienike, do i blejë Veliaj votat.

Puna është a jemi ne shqiptarët në gjendje të destabilizojmë një regjim para zgjedhjeve lokale. Basha e thoshte mirë që s’mund të shkohet me Edi Ramën në zgjedhje; është si shkosh te cjapi te kasapi”, tha Bushati.